Milano merr ngjyrën e kuqe të Ferrarit.

Rreth 10 mijë tifozë të skuderisë italiane pushtuan Piazza Duomo-n për të festuar 90-vjetorin e e saj, festime që bëhen në prag të ndalesës së radhës së Botërorit të Formula 1 që do të zhvillohet pikërisht në Monza, me këtë të fundit që konfirmohet në kalendarin e këtij kampionati deri në vitin 2024.

Në festimet për këtë vit jubilar të skuadrës historike të Formula 1 ishin edhe presidenti i këtij kampionati Chase Carey dhe presidenti i FIA-s, Jean Todt, një emër ky që ka lënë gjurmë te Kokëkuqja italiane teksa së bashku me Ross Brown e Michael Schumacher i kthyen lavdinë Ferrarit me titujt e fituar radhazi në fillim të viteve 2000.

Me rastin e këtyre festimeve u zhvillua një paradë e makinave historike të Ferrarit, ku padyshim nuk mund të mungonin Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel, të cilit u bënë pjesë të kësaj parade ku spikati edhe makina e drejtuar nga 3 herë kampioni i botës Niki Lauda, i ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Pas përfundimit të paradës, pjesëmarrësit iu përgjigjën shumë pyetjeve përballë mijëra tifozëve të cilët u dëgjuan të përmendnin emrin e Vettel apo edhe të Schumacher.

 

 

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel