Një gjykatë në Kosovë tha se kishte burgosur gjashtë persona, përfshirë një grua për planifikimin e sulmeve mbi trupat e NATO-s dhe civilët në Kosovë, Belgjikë dhe Francë.

Një prokuror i tha Reuters se të dyshuarit janë arrestuar vitin e kaluar dhe njëri prej të cilëve kishte pasaportë belge, ishin mbështetës të grupit militant të Shtetit Islamik, dhe disa kishin në kontakte me militantët me origjinë nga Kosova, të përfshirë në luftime në Siri dhe Irak.

“Gjashtë personat ishin duke përgatitur sulme terroriste brenda dhe jashtë Kosovës; konkretisht në një disko në Graçanicë, në një kishës ortodokse në Mitrovicën e Veriut, ndaj trupave të NATO-s në Kosovë dhe sulme të tjera terroriste në Francë dhe Belgjikë”, tha gjykata në një deklaratë.

Të dyja këto zona, si Graçanica dhe Mitrovica e Veriut janë të banuara kryesisht nga pakica serbe që jeton në Kosovë.

Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar për në Siri që nga 2012 dhe 70 burra që luftuan së bashku me grupet militante u vranë.

Top Channel