Shkalla e rrezikut nga tsunami nga vullkanet që shpërthejnë në det është nënvlerësuar.

Ky është përfundimi i një analize të re të fotografive satelitore të bëra në Anak Krakatau të Indonezisë. Rezultatet e studimit tregojnë se vëllimi i materialit që binte në ujë ishte në të vërtetë relativisht i vogël.

E megjithatë materiali i rënë në det krijoi rreth ngushticës Sunda valë destruktive aq të mëdha sa ato të fenomeneve natyrore me pasoja më të mëdha.

Kujtojmë se më shumë se 400 njerëz vdiqën në katastrofën e Anak Krakatau në 22 dhjetor 2018; 7,000 të tjerë u plagosën dhe rreth 47,000 u shpërngulën nga shtëpitë e tyre.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel