Në fillim 90 minutëshi ndaj Bullgarisë të shtunën e më pas ndaj Kosovës, 3 ditë më vonë, do të testojnë eksperimentet e radhës për përfaqësuesen angleze të futbollit, skuadër në pozicion komod në renditjen e grupit A.

Në vigjiljen e eliminatoreve të evropianit, trajneri Geret Sauthgejt i ka dhënë jetë ndryshimeve të mëdha në staf, ndërsa vlerësoi dhe rivalët ballkanas, madje për formacionin e Bernard Shaland, pati superlativa.

“Mendoj se duhet të jemi me këmbë në tokë për ndeshjet e radhës. Kosova është një shembull i mrekullueshëm në futboll. Njerëzit nuk e njohin shumë, por nuk njeh një humbje prej shumë kohësh. Është një shtet i ri dhe ka futbollistë cilësorë,” tha Gareth Southgate, trajner i Anglisë.

Anglia kryeson grupin A me 6 pikë në dy ndeshje, po kaq sa Çekia, por që ka një ndeshje më shumë. Përfaqësuesja e Kosovës është e treta me 5 pikë, por mund të bëjë një përmbysje të bujshme në 7 shtator në Prishtinë ndaj Çekisë, si dhe më pas në transfertën më të vështirë të grupit me Anglinë në stadiumin e Seint Meri në Sauthempton.

 

Top Channel