“Ata që kanë thënë që procesin (e 30 qershorit) nuk do e lejojmë, kanë bërë gabim, është gabim të thuash nuk do e lejojmë. Procesi moralisht ka rënë.” Kështu u shpreh në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, teksa komentonte vendimin e opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shehi pranoi se përveç kundërshtisë që ka treguar ndaj përpjekjeve për të bllokuar zgjedhjet, ai ka kundërshtuar edhe idenë e rezistencës në bashkitë e djathta pas 30 qershorit.

“Kam shkuar edhe pak më tej dhe kam thënë që edhe dëshira për të rezistuar me dhunë nëpër zyrat e bashkive është gabuar. Ne si Tiranë kemi vendosur të ikim nga zgjedhjet dhe nuk mund t’i kërkojmë atij në provincë të rrijë dhe të rezistojë me dhunë përballë kolegëve, bashkëfshatarëve të tij. Por çfarë po mbron ky, një kështjellë bosh? Nëse menduam të tërhiqemi nga zgjedhjet dhe nuk vendosëm kandidatë, çfarë kuptimi ka të vëmë atje disa aktivistë? U kam thënë mos e bëni se do jetë një gabim. Po ngatërrojmë njerëzit kot për një temë për të cilin politikisht i kemi vënë një kapak në në Tiranë”, u shpreh aleati i Partisë Demokratike.

Shehi deklaroi gjithashtu se vlerësimi i gjestit të opozitës për të djegur mandatet dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje nuk mund të përcaktohet tani, por këtë do e gjykojë koha.

  Kriza politike, Shehi: Loja duhet të fillojë nga fillimi

  “Rruga e protestës është kryesorja”, Shehi: Do jenë më të mëdha dhe më agresive

Top Channel