Sporti më popullor i planetit pati një xhiro të frikshme prej 5 miliardë paundësh në merkaton e kësaj vere, vetëm në kontinentin evropian.

Në një vals të çmendur transferimesh, që përfshin skuadrat më të forta në futboll, Premier Liga që është dhe kampionati më i fortë pati një rënie të lehtë, por gjithsesi kontribuesja kryesore në atë që është kthyer një industri për ligat kontinentale.

Kampionati në vendin ku u shpik futbolli xhiroi 1.41 miliardë paund ndërsa pas krahëve të Anglisë është Spanja. La Liga kontribuoi në transferimet europiane me 1.24 miliardë paund dhe kompleton podiumin e më të pasurve, Serie A italiane me 1.06 miliardë.

Transferimet më të bujshme  në Evropë ishin Zhoao Feliks tek Atletiko e Madridit dhe Antuan Grizman te Barcelona. Në Angli, çmimi më i lartë i paguar për një futbollist këtë verë ishte 78 milinë paund, e që i korrespondon kalimit të Heri Meguajër nga Lester Siti te Mancester Junaitid.

Ky është një nivel i paprecedent shpenzimesh në një treg veror lojtarësh që sipas FIFA-s diktohet nga të ardhurat shtesë prej të drejtave televizive, pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare dhe marketingut gjithnjë më tepër në fokus.

 

Top Channel