Foto ilustruese

Një shtetase e moshuar nga Republika Çeke ka ndërruar jetë në plazhin e Golemit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në Golem.

Identiteti i gruas nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel