Një krim i rëndë në familje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Shalës të Memaliajt. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se djali ka vrarë më sëpatë babanë e tij.

Autori i krimit është 35-vjeç dhe thuhet se ka probleme me shëndetin mendor. Viktima 78-vjeçar kishte shkuar për të bërë dru në pyll, por gjatë një përleshje me të birin, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e nisi hetimet. Ende nuk ka detaje shtesë rreth krimit që ka ndodhur.

Në përditësim…

Top Channel