Përfaqësuesja e Kosovës për moshat deri në 21 vjeç do të përballet me Anglinë në eliminatoret e Evropianit, i njëjti fat që ka rezervuar shorti edhe për përfaqësuesen A.

Pavarësisht koeficentit të vështirësisë me ishullorët, seleksioneri i U-21, Rafet Prekazi ka preferuar t’ia lërë vendimin fushës dhe parashikimeve.

Kosova do të impenjohet në transfertën më të vështirë të grupit në 9 shtator ndaj Anglisë, në stadiumin e Hall City-t.

Ekipi vendas ka në gjirin e tij lojtarë nga Premier Liga dhe talente të shumta, dhe është favorit për të marrë 3 pikët në eliminatoret për Europianin e vitit 2021.

 

Top Channel