Një 18 vjeçar me inicialet D.B nga Mitrovica i nacionalitetit serb, është therur me thikë nga persona deri tash të panjohur dhe ndodhet në spitalin e veriut të qytetit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në ndriçimin e plotë të rastit dhe kapjen autorit apo autorëve.

“Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve të cilët janë intervistuar në stacionin policor të veriut, pas një fjalosjeje verbale në mes të dy grupeve të rinjësh, dyshohet se sulmuesi pas sulmit ka ikur në anën jugore të qytetit” ka thënë Hoti./KosovaPress/

Top Channel