Keanu Reeves mbush 55 vjeç, por veç ditëlindjes, aktori duket se do të festojë edhe prodhimin e Matrix 4.

Aktori kanadez, i cili i është rikthyer së fundmi vëmenjdes së publikut me suksesin e “Xhon Uik” dhe me zërin e tij në “Toy Story 4”, ka lindur në Bejrut të Libanit më 2 shtator të vitit 1964.

Ai ka luajtur shumë filma të njohur, por suksesin më të madh e pati me “Matrix”, që mori famë botërore me tre prodhime dhe mblodhi rreth 440 milionë dollarë vetëm nga biletat e kinemave.

Pasi u konfirmua prodhimi i “Matrix 4”, mësohet gjithashtu se Keanu Rives dhe Carrie-Anne Moss do të mbajnë rolet e tyre si Neo dhe Trinity.

FOTO GALERI
1/5
Kanadezi Keanu Reeves ka lindur më 2 shtator 1964, në Bejrut

Top Channel