I ngarkuar për Ballkanin, Matthew Palmer: Njohja Kosovë-Serbi, pikë qendrore e marrëveshjes

02/09/2019 22:11

I ngarkuari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka konfirmuar se zgjidhja e çështjes së Kosovës qëndron shumë lartë në agjendën e tij. Në një intervistë për median serbe, Tanjug, Palmer ka deklaruar se dëshira e SHBA-së është të shoh njohjen e ndërsjelltë Kosovë-Serbi, si pikë qendrore të marrëveshjes.

Ai ka theksuar se “qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”.

Zyrtari amerikan e konsideron qëllim afatshkurtër të SHBA-së kthimin e Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve.

“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”, është shprehur ai, duke shtuar se shpreson që Qeveria e re e Kosovës të pranojë të pezullojë tarifat ndaj produkteve serbe dhe Beogradi të ndalë lobimin tek shtetet e tjera për të tërhequr njohjen e Kosovës.

Top Channel