Kufiri i Merdares vazhdon të përballet me fluksin e udhëtarëve që duan të dalin nga Kosova. Raportohet se qytetarët detyrohet të presin në doganë deri në dy orë.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. E kundërta ndodh në anën tjetër të doganës, ku për të hyrë në Kosovë, qytetarëve presin vetëm 5-10 minuta. Kolona e automjeteve raportohet se është rreth 500 metra e gjatë.

Ndërkohë, në pikën Kufitare të “Dheu i Bardhë” pritjet për të dalë nga Kosova janë 30 minuta. Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuara.

Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta dhe nuk raportohet për radhë të gjata.

Top Channel