Kukësi është ndalur nga Laçi në barazim 1-1. Veriorët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë ku edhe këtë pikë arritën ta merrnin në mitunët e 87, në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ku vlen të theksohet se asnjëri ekip nuk krijoi raste për shënim.

Në pjesën e dytë shikohet në zgjim i të dy ekipeve por rrjetën i pari e gjen Laçi. Nuabueze shënon nga jashtë zone në minutën e 51.

Kukësi hidhet në sulm menjëherë por Laçi mbrohet mirë. Pas tentativave të shumta është Musta i cili në minutën e 87 arrin të çojë topin në rrjetë pas një goditjeje të bukur me të majtën.

Me këtë barazim Laçi merr pikën e parë në Superiore ndërsa Kukësi ka 7 pikë në pritje të rivalit të tij Partizanit i cili do të përballet sot me Flamurtarin.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel