Plot emocione ishte derbi i Londrës i cili u mbyll në barazim 2-2. Arsenal dhe Totteham dhuruan një 90 minutësh spektakolar i cili u transmetua live në SuperSport në DigitAlb.

E nisi mjaft mirë Tottenham i cili shënoi i pari në minutën e 10 me anë të Eriksen. Danezi e pati shumë të thjeshtë të shtynte topin në rrjetë pas devijimit të portierit Leno.

Atëherë ku po pritej reagimi i ‘Topçinjve’ është përsëri Tottenham që shënon golin e dytë. Xhaka bën një ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj koreanit Son, duke bërë që albitri Atinson të akordojë 11 metërsh.

Nga pika e bardhë kapiteni Harry Kane nuk gabon duke i çuar shifra në 0-2 në minutën e 40.

Arsenal nuk dorëzohet dhe arrin të ngushtojë diferencën me anë të Lacazette në minutën e parë shtësës të pjesës së parë. Pjesa e parë do mbyllej me rezultatin 1-2.

Ne pjesën e dytë kemi një Arsenal që është në kërkim të golit të barazimit dhe një Tottenham që kërkon të administrojë rezultatin duke u mbrojtur dhe duke dalë përpara me kundërsulme.

Në minutën e 71 një krosim i Guendouzi u kthye në gol nga Aubameyang, duke çuar shifrat në 2-2.

Me këtë rezultat do të mbyllet edhe kjo ndeshje, ku Arsenal ndodhet në vendin e 5 me 7 pikë kurse Tottenham ndodhet në vendin e 9 me 5 pikë.

Top Channel