Pamje t­ë ngjashme me ato t­ë kriz­ës migratore t­ë vitit 2015 kan­ë regjistruar kamerat n­ë ishullin Lesvos t­ë Greqis­ë 24 or­ët e fundit. T­ë pakt­ën 13 barka me mbi 550 refugjat­ë prej t­ë cil­ëve thuajse gjysma jan­ë f­ëmij­ë,kan­ë mb­ërritur n­ë ishull prej brigjeve turke.

Ato jan­ë shoq­ëruar nga kat­ër anije t­ë flot­ës ushtarake greke dhe me pas refugjat­ët jan­ë d­ërguar n­ë kampin e Morias i quajtur tashm­ë edhe si i “Ferri i Tok­ës”, pasi ­ësht­ë kampi m­ë i madh n­ë Europ­ë me mbi 10.241 refugjat­ë, nd­ërsa kapaciteti i tij ­ësht­ë disa her­ë m­ë i vog­ël dhe kushtet jan­ë tep­ër çnjer­ëzore.

“Kan­ë çrregullime t­ë stresit post-traumatik, përpjekje për vetëvrasje, depresioni, këto janë raste shumë të rënda. Viktima të torturave, viktima të dhunës, viktima të abuzimit seksual. Këto janë raste shumë të vështira që, natyrisht, përkeqësohen në kamp me këto kushte jetese dhe kjo i b­ën të pavlefshme procedurat e tyre të azilit”- tha Marco Olla.

Mb­ërrritja e refugjat­ëve t­ë fundit , por n­ë p­ërgjithesi tendenca n­ë rritje n­ë jav­ët e fundit e fluksit t­ë emigrant­ëve n­ë ishull ka krujuar shqet­ësim t­ë madh tek qeveria greke.

Ministri i Jasht­ëm Nikos Dhendias ka thirrur urgjent ambasadorin turk n­ë Athin­ë dhe i ka dh­ën­ë nj­ë not­ë proteste duke i shprehur pak­ënaq­ësin­ë e tij p­ër k­ëto zhvillime. Gjithashtu shqet­ësimi ­ësht­ë rritur pas deklaratave t­ë ministrit t­ë Jashtem turk Cavusoglou i cili ka paralajm­ëruar se p­ërsa koh­ë vazhdojn­ë operacionet ushtarake t­ë Asadit n­ë Idlib t­ë Sirise, fluksi i refugjat­ëve drejt Europ­ës do t­ë rritet.

Kryeministri grek Mitsotakis ka thirrur t­ë shtun­ën mbledhjen e jasht­ëzakonshme t­ë K­ëshillit Kombetar t­ë Siguris­ë p­ër t­ë p­ërballuar urgjentisht situat­ën dhe nj­ë nga masat e para ­ësht­ë transferimi i t­ë pakt­ën 1000 refugjat­ëve n­ë kampin “Nea Kavala” ,pran­ë Selanikut.

Top Channel