Tri koalicionet parazgjedhore janë deklaruar deri tani në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar partneritetin me Partinë Socialedemokrate, ndërsa Nimsa Socialdemokrate përveç koalicionit të zyrtarizuar kohë me parë me Aleancën Kosova e Re, ju është bashkangjitur edhe Partia e Drejtësisë.

Përveç tyre, koalicion kanë lidhur partitë të komunitetit boshnjak. “Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.

Një koalicion i mundshëm deri në minutat e fundit pritet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilat nuk po arrijnë mirëkuptim shkak i postit të kryeministrit.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, si një ndër partitë më të votuara nuk ka shprehur interes për të hyr në koalicion parazgjedhor.

E për deklarimin e tyre mbetet të pritet deri në mesnatë.

Top Channel