US Open, fitore nën shi. Kalojnë më të mirët: Djokovic, Federer, Williams

29/08/2019 15:40

Reshjet e shiut u bënë protagonistë në ditën e tretë të turneut të US Open në New York. Po kjo nuk i pengoi pretendentët për fitoren finale që të kualifikohen për në raundin e tretë të evenimentit.

Novak Djokovic edhe pse me probleme në shpatullën e majtë arriti të kalojë në raundin pasardhës në Flushing Meadoës pasi mundi Juan Ignacio Londero numri 56 në renditjen ATP. Edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë, Djokovic e mbylli këtë ndeshje 3-0 me sete 6-4;7-6 dhe 6-1.

U kualifikua për në raundin e tretë edhe Roger Federer që eliminoi bjellorusin Damir Dzumur të cilin e mundi 3-1. Ky i fundit e vuri në vështirësi tenistin zviceran duke arritur të fitojë setin e parë 6-3. Por 38 vjecari më pas shfaqi në fushë të gjithë talentin e tij duke fituar 3 setet e tjerë me rezultatin 6-2;6-3;6-4.

Në kampin e femrave, amerikania Serena Williams këtë radhë iu deshën 3 sete për të thyer bashkëkombasen e saj 17 vjecare Caty McNelly. Adoleshentja e tremb jo pak Serena Williams që është ende në ndjekje të titullit të 24 Grand Slam dhe fitoi setin e parë 7-5. Por ish numri 1 i botës iu përgjigj McNallyt dhe pas barazimit 2-2 në setin e dytë, gjithcka foli për të. Serena fitoi dy setet e tjerë 6-3;6-1 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Krejt ndryshe shkuan gjërat për motrën e Serenës, Venus Williams e cila u eliminua nga Elina Svitolina me ukrainasen që e fitoi këtë ndeshje 2-0. Svitolina ishte superiore në lojë kundrejt Venus Willliams dhe i fitoi të dy setet 6-4;6-4 në 1 orë e 52 minuta lojë,

Top Channel