“Vantablack” është një material i prodhuar nga një kompani në Britani, dhe njihet si lënda më e zezë në planet, që thith rreth 99.6% të dritës që sheh syri i njeriut.

Ky material, më saktësisht VBx2, do të shfaqet te “Frankfurt Motor Show”, teksa BMW paraqet brezin e tretë të modelit X6, sipas një deklarate nga vetë kompania.

VBx2 jo vetëm që është e zezë e veçantë, por jep edhe një lloj pasqyrimi mbi sipërfaqe që e bën të përshtatshme edhe për makina.

Surrey NanoSystems, kompania që e ka shpikur bojën “Vantablack”, i ka refuzuar deri më sot bashkëpunimet me kompanitë e tjera, por BMW iu duk më e përshtatshmja.

FOTO GALERI
8/18
VBx2 jo vetëm që është e zezë e veçantë, por jep edhe një lloj pasqyrimi mbi sipërfaqe nga disa kënde, që e bën të përshtatshme edhe për të lyer makina.

Top Channel