Një emigrant po kthehej nga një udhëtim për pushime në vendlindje, por nuk e dinte që kjo do t’i kushtonte lirinë.

Leon Hoton, banues në Merilend të SHBA-ve, emigrant me “Green-Card, kishte shkuar për pushime në vendlindje, Xhamajka. Që atje u kthye me tre shishe mjaltë.

Por në aeroport, autoritetet amerikane e arrestuan menjëherë dhe e akuzuan se po fuste një substancë që përdorej për të prodhuar metamfetaminë.

46-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, qëndroi për 82 ditë i burgosur nga autoritetet derisa u vërtetua që shishet kishin vërtet mjaltë shtëpie, të cilat ai i kishte blerë nga një shitës buzë rruge.

Një nga arsyet që procedurat iu vështirësuan ishte fakti që xhamajkani ishte ndaluar nga agjencia e emigrimit, ICE, për shkak se nuk ka nështetësi amerikane.

Edhe pse u lirua, s’do të thotë që situata e tij u zgjidh. Pasi doli nga burgu, ai kishte humbur vendin e punës, sigurimet shoqërore dhe kredinë e shtëpisë.

FOTO GALERI
3/3
Atje kishte blerë tri shishe mjaltë nga një shitës buzë rruge, që autoritetet amerikane e menduan për përbërës metamfetamine.

Top Channel