Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon t’i organizoj e vetme zgjedhjet në veri te Kosovës, pa asistimin e organizatave ndërkombëtare.

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në një bisedë për Top Channel ka thënë se ata janë të mendimit të mos marrin as asistencën e OSBE-së, e cila për vite me radhë ka ndihmuar Kosovën në organizimin e zgjedhjeve.

Daka ka bërë të ditur se megjithatë edhe në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë misionet vëzhguese që do ti dërgoj Bashkimi Evropian.

Të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme janë shprehur kosovarët, megjithëse vetëm në pesë vjetët e fundit po ju bie të dalin tre herë për ta zgjedhur të parin e qeverisë.

Kjo nuk po u pengon atyre të cilët thonë se derisa personat nuk janë kompetentë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Top Channel