Partia Demokratike ka publikuar dokumentet e autoriteteve të Greqisë ku rezulton se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka çështje penale të hapur. Sipas Gazment Bardhit, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 në Greqi nën akuzën e falsifikimit të parave, ndërkohë që dosja e tij ka përfunduar në gjykatë.

Por ndonëse edhe gjykata ka caktuar në atë kohë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Kajmakun, ky i fundit, sipas PD, ka arritur të arratiset nga Greqia dhe për këtë arsye procesi ndaj tij është pezulluar. Bardhi theksoi se legjislacioni grek parashikon që për të tilla çështje, i akuzuari duhet të jetë i pranishëm në seancë kur t’i komunikohet akuza, ndaj procesi është pezulluar deri sa Kajmaku të dalë përpara trupit gjykues.

Partia Demokratike kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Agim Kajmakut nga posti i kryebashkiakut të Vorës, për shkak se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Bardhi lëshoi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama: “Edi Rama po provohet dita ditës që nuk heq dorë nga projekti i tij për bashkëqeverisjen me krimin. Edi Rama hesht megjithëse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë. Po kjo për Edi Ramën nuk përbën problem, përsa kohë Jorgo i Vorës i siguron pushtet.”

FOTO GALERI
1/14
Dosja e publikuar nga PD për Kajmakun (Në greqisht)

Top Channel