7 drejtues mjetesh janë kapur në flagrancë nga Policia e Korçës gjatë javës që kaloi pasi 5 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 2 të tjerë nuk kishin patentë.

Aksioni i Policisë është realizuar në kuadër dhe zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjithashtu, janë tërhequr 21 leje drejtimi, nga të cilat 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës janë vendosur 147 masa për parakalime të gabuara.

110 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

10 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, si edhe janë ndaluar administrativisht 11 mjete.

Gjithashtu për 28 mjete të transportit publik, kryesisht taksi, iu është pezulluar leja e qarkullimit drejtuesve të tyre.

Policia Rrugore e Korçës, falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 129 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Top Channel