Sean Connery, aktori legjendar që për shumë njerëz mbetet 007-ta më joshës nga të gjithë, kremton 89 vjetorin e lindjes. Lindi në Edinburg të Skocisë 25 gushtin e vitit 1930-tës.

Në karrierën e vet super të gjatë kinematografike, Sir Thomas Sean Connery nuk ka qenë megjithatë vetëm James Bondi i parë i Ian Fleming. Ka shumë role prestigjoze në emrin e tij, të cilat do të kujtohen gjatë.

Fitues i një çmimi Oskar, tre Golden Globe dhe dy çmime Bafta, Sean Connery u bë vërtet i famshëm me 007-tën, interpretimin e të cilitt si kritika ashtu edhe publiku e kanë përshkruar thuajse në unanimitet si absolutisht më të mirin, por në “portofolin e vet artisik” shfaqen dhe bashkëpunime me regjizorë të kalibrit të Alfred Hitchcock e Sidney Lumet.

Përpara se të bëhej ylli që të gjithë e njohim sot, fillesat e tij megjithatë kanë qenë mjaft modeste. I ati ishte kamionist, e ëma kamariere dhe vetë Seanit i është dashur të merrej me punë të rëndomta, të cilat në fund nuk rezultuan aq keq, sepse i dhanë ca mesime të mira për jetën.

Top Channel