Kanë kaluar 10 ditë nga konstituimi i Këshillit Bashkiak të Lezhës ku u betua edhe kryetari i ri i kësaj bashkie, Pjerin Ndreu. Edhe në këtë bashki, puna po vijon normalisht. Janë ngritur një sërë grupe, të cilët po punojnë në terren.

Puna në qytetin e Lezhës, filloi me muret antike të vendvarrimit të heroit Kombëtar, Skënderbeut. Po vijon pastrimi në këtë pjesë të rëndësishmë të qytetit,e cila ndodhet në krah të bashkisë.

Në qytetin e Lezhës po bëhen inspetike edhe për ndriçimin, ku sipas kryetari të kësaj bashkie, Pjerin Ndreu, ndriçimi do të shtrihet përtej qytetit.
Lezha është një nga ato bashki e cila në kohën e shirave, ka pasur përmbytje të vazhdueshme.

Kjo e ka detyruar stafin e ri drejtues të bashksisë së këtij qyteti, që të fillojë më pastrimin e kanaleve, të cilat do të shmangin përmbytjet.

Imazhi i qytetit është plani kryesor mbi të cilin është fokusuar Bashkia e Lezhës në ditët e saj të para pas konstutiumit. Kreu i ri Pjerin Ndreu tha për Top Channel se një vëmendje e madhe në ditët në vijim, do t’i kushtohet edhe fasadave që sipas tij janë në gjendje të rënduar.

Ai po ashtu shtoi se punë intenstive do të bëhet edhe me operatorët turistikë që sipas tij duhet të jenë më të organizuar me grupet e turistëve.

Edhe bizneset, sipas Ndreut, do i nënshtrohen një kontrolli të vazhdueshëm për të shmangur ndotjen e ambjentit, sidomos gjatë sezoni veror në zonën e Shëngjinit.

Top Channel