Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në Mat.

Në aksin rrugor Klos-Dars, automjeti i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale B.K ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Shtetasi me iniciale Q.V 33 vjeç banues në fshatin Xibër i cili ishte pasagjer ka humbur jetën në aksident.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel