Pavarësisht ditëve të nxehta të verës, në vigjilje të 75 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur ndërhyrjet në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve.

Ndërhyrja është bërë për kthimin në normalitet të godinave, rrugicave dhe murit rrethues të Parkut Memorial të Varrezave te Dëshmorëve. Punonjësit e Bashkisë po punojnë për ta bërë një park dinjitoz, në respekt për të rënët dhe në nderim për historinë e vendit tonë.

Top Channel