Ish zyrtarët e Trump/ Kthim në televizion për rehabilitim publik

24/08/2019 06:50

Dy ish sekretarë të Shtëpisë së Bardhë, të përfshirë shpesh herë në politika, janë rikthyer së fundmi në televizion, me Sarah Sanders që është bërë ish zyrtarja më e fundit e administratës Trump që i bashkohet Fox News, ndërsa Sean Spicer, ka zgjedhur ti bashkohet “Dancing with the Stars”.

Çifti, që kanë shërbyer si imazhi publik i qeverisë së presidentit Donald Trump që nga inaugurimi deri në korrik të këtij viti, do të kërkojnë të përmirësojnë imazhin e tyre publik pas një periudhe gjatë të cilës ata janë shënjestruar shpesh herë për mungesë sinqeriteti.

Sanders, 37 vjeç, do të ofrojë komente politike dhe analiza për Fox News që nga shtatori ndërsa ABC njoftoi se 47 vjeçari Spicer do të jetë pjesë e sezonit të ri të kompeticionit të tij të vallëzimit.

Si Sanders, ashtu edhe paraardhësi i saj, janë sulmuar nga kritikët që i shihnin si emblema të një kulture të gjerë pandershmërie në administratën Trump. Dhe kthimi i tyre në televizione, po lexohet si një shans për rehabilitim publik.

Top Channel