Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier.

Bëhet fjalë për të ndjerin Bajram Brataj rreth 60 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, ndonëse dyshohen të jenë natyrale. Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë lajmëruar policinë. për shkak të aromës së rëndë që vinte nga banesa e shtetasit, në katin e tretë.

Mendohet se ai ka disa ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar. Policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendgjarje.

Shërbimet zjarrëfikëse kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës pasi dera ishte e mbyllur.

Top Channel