Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të fshatit Çerven, në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e një aksidenti, ku një autoveturë është përplasur me një motor, ka mbetur i vdekur drejtuesi motoriçikletës, shtetasi Flamur Tahaj, 24 vjeç, nga Gorishova.

Përplasja ka ndodhur midis një mjeti tip Mercedes me targa FR 07 90 B dhe një motori me targa greke. Autovetura ka përfunduar në kanal ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi K.Z është larguar nga vendi u ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel