Vazhdon procesi i shuarjes së zjarrit në malin me pisha, Shëngjin, në një kohë kur flakët gjenden shumë pranë banesave.

Zjarri masiv, i shkaktuar afër portit të Shëngjinit po mbahet nën kontroll nga zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë.

Siç mund ta shihni nga videoja, çka po e vonon shuarjen e zjarrit, që ra një natë më parë, është terreni i vështirë dhe era.

Aktualisht, tymi ka mbuluar mbarë zonën në fjalë. Mbi situatën aktuale ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila bën me dijeni se në vendngjarje ndodhen 200 efektivë të angazhuar për situatën e Shëngjinit.

*Lajmi mbetet në përditësim.

Top Channel