Alexis Sanchez

Manchester United dhe Inter akoma nuk kanë arritur një marrëveshje për sulmuesin Alexis Sanchez.

Ekipi italian pretendonte që të nënshkruante me kilianin në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 15 milion euro.

Marrëveshja nuk ka avancuar për dy arsye. Si fillim është paga e 30 vjeçarit pasi Sanchez merr tek Manchester 390.000 paund në javë, një shifër që Inter se përballon dot.

Pengesa e dytë është shifra e ulët që Inter ka ofruar për blerjen e Sanchez. Për Manchester United 15 milion euro është një shifër qesharake.

Top Channel