Luftëtari është një nga skuadrat që arriti të ia dalë të mbijetojë në sezonin e shkuar, por nga mbyllja e edicionit 2018/2019, shumë pak gjëra lojtarë kanë mbijetuar. Sfidat e reja të këtij viti gjirokastritët do t’i përballojnë me në krye të pankinës Klevis Dalipin, i cili tregon se në këto dy javë ka arritur të bëjë të pamundurën për të krijuar një grup lojtarësh edhe pse të rinj, apo larg asaj që ai do të kishte dëshiruar.

Dhe në këtë gjendje kur kampionati për Luftëtarin do të fillojë pa një organikë të plotë apo të konsoliduar, objektivi mbetet po ai i mbylljes së sezonit të shkuar.

Top Channel