Në Buenos Aires, është mbajtur kampionati botëror i tangos, dhe mbreti e mbretëresha e tij janë kurorëzuar Maksim Gerasimov, nga Rusia, dhe Agustina Piaggio nga Argjentina.

“Të jem e sinqertë, kam mbetur pa fjalë. Nuk mundem ta shpjegoj lumturinë dhe gëzimin tonë. Ne e donim shumë, por nuk mendonim se do të fitonim, e vërteta është se po e shijojmë shumë”, shprehet Agustiana Piaggio.

Ky kampionat botëror është një dritare drejt botës që me siguri do të ndryshojë të nesërmen për triumfuesit.

“Është shumë e vështirë të shpjegoj se çfarë është tango për mua pasi vij nga një tjetër eksperiencë. Vendosa të merrja mësime tangoje dhe u përshtata shumë mirë”, shprehet Maksim Gerasimov.

Kampionati botëror i tangos, mbahet çdo vit në Buenos Aires të Argjentinës, zakonisht në muajin gusht. Kompeticioni ndahet në dy kategori, tangoja e pistës dhe tangoja e skenës. Dhe në një vend si Argjentina, që tangon e do aq shumë, kampionati pa dyshim është një nga eventet më të ndjekura dhe të shumëpritura.

Top Channel