Abuzoi seksualisht me dy 13 vjeçarë, kleriku i lartë dënohet me 6 vite burg

21/08/2019 06:51

Kardinal George Pell, kleriku më i lartë katolik që u dënua për abuzim seksual, ka dështuar në një përpjekje ligjore për të hequr dënimet e tij në Australi.

Pell u burgos për gjashtë vjet në mars pasi u shpall fajtor për abuzimin me dy djem në një katedrale të Melburnit në vitet 1990. Gjykatë e apelit kundërshtoi argumentin e Pell që vendimi ishte i padrejtë.

Ish arkëtari i Vatikanit, 78 vjeç, tani do të mbetet në burg derisa të ketë të drejtën e lirimit me kusht në tetor 2022.

Kujtojmë që dhjetorin e kaluar, gjykata dënoi unanimisht Pell për abuzime seksuale të djemve 13-vjeçarë në Katedralen e Shën Patrikut.

Top Channel