Siria bombardon autokolonën turke, 3 të vdekur dhe 12 të plagosur

20/08/2019 05:23

Qeveria Siriane ka kryer një sulm ajror ku ka vrarë 3 civilë në ndalimin e hyrjes në Idlib të një autokolone turke.

12 persona të tjerë u plagosën në sulmin në provincën Idlib të hënën, tha ministria turke e mbrojtjes.

Qindra civilë tashmë janë vrarë si rezultat i kësaj lufte, dhe egziston frika se edhe më shumë do të vdesin nëse situata vazhdon të përshkallëzohet.

Top Channel