Disa të apasionuar pas modës krenohen se kanë një veshje për çdo rast. Julia Klug, një aktiviste meksikane dhe protestuese veterane, krenohet se ka një veshje për çdo protestë.

E veshur si një derr, si prift, si president apo edhe si papa, Klug, ka qenë në krye të protestave në qytetin e Meksikës, prej më shumë se dy dekadash, duke sjellë një shpërthim ngjyrash për kauzat e përqafuara prej saj, me koleksionin prej qindra maskimesh.

65 vjecarja Klug, nuk druhet të veshë kostumet e saj edhe në protestat më serioze. Më herët këtë muaj, ajo vendosi një maskë të Donald Trump dhe veshi një kostum me flamurin amerikanë, në një demonstrim jashtë Ambasadës Amerikane, ku ajo pretendoi të qëllonte demonstruesit e tjerë me një pushkë të rreme, në shenjë proteste ndaj vrasjes masive të 3 gushtit në El Paso, në Teksas, ku humbën jetën 22 persona, mes të cilëve tetë meksikanë.

“Unë përdor trupin tim për të krijuar cfarëdolloj imazhi që mund të imagjinoni, me qëllim që të tërheq vëmendjen e njerëzve”, ka thënë protestuesja meksikane.

Klug e quan veten një qytetare të angazhuar për drejtësi ndërsa tregon atë që ajo e quan një muze; një dhomë të madhe ku mban koleksionin e saj të kostumeve.

Top Channel