Autoritetet në Rumani thonë se një pacient në një spital psikiatrik ka rrahur për vdekje pesë pacientë të tjerë me një hekur që shërben për mbajtjen e serumit dhe plagosi disa të tjerë.

38-vjeçari  i sulmoi pacientët në qytetin verilindor të Sapocas, gjatë së dielës, duke vrarë tre persona në vendin e ngjarjes. Një tjetër person vdiq në spital më vonë dhe një grua 88-vjeçare vdiq të hënën.

Drejtoresha e spitalit Viorica Mihalascu, e cila dha dorëheqjen pas incidentit, tha se “gjithçka ndodhi në më pak se një minutë”. Mihalascu shtoi se “simptomat e tij nuk tregonin se ai mund të shkaktonte një tragjedi të tillë”.

Ministria e Shëndetësisë tha se punonjësit e spitalit po hetohen nën dyshimin e pakujdesisë në vendin e punës.

Top Channel