Pazari i Gjirokastrës ka nisur të frekuentohet nga qindra të huaj që mbrëmjeve shijojnë përveç gatimeve tradicionale edhe muzikën e sazeve dhe polifoninë lokale.

Kreu i grupit Ergjëria, Arjan Shehu tregon se këngët sjellin traditën e vjetër të polifonisë.

Shëtitjes së grupit polifonik nëpër pazarin e Gjirokastrës i bashkohen shumë vizitorë të huaj. Një grup nga Hora e Arbëreshëve e gjen përvojën e të kënduarit shumë unike.

Ndërkohë, kreu i Agjensisë së Kulturës në bashki, Kudret Aliko tregon se shfaqjet artistike në pazarin e Gjirokastrës do të jenë çdo mbrëmje deri në fund të shtatorit.

Edhe bizneset i kanë mirëpritur shfaqjet lëvizëse dhe thonë se muzika po i zgjat mbrëmjet. Dhjetëra turistë i bashkohen valleve lokale dhe mbajnë iso me grupet.

 

Top Channel