Policia e Shtetit, në bashkëpunim me atë italine ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, pjesë të një grupi që kryente vjedhje me armë në Itali.

Kështu, gjatë operacionit ndërkombëtar, koduar “Korabi” është bërë e mundur kapja në Peshkopi e dy shtetasve me inciale B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, si dhe arrestimi i pjesëtares së tretë në Itali, H.R., 49 vjeçe.

Shtetasit e mësipërm, të lindur dhe banorë në Dibër ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rieto-s u kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Top Channel