Për ata që po u skadon afati i pasaportës apo i kartës së identitetit, tanimë nuk e kanë më të vështirë për t’u pajisur me një të re .

Në çdo lagje të re janë hapur zyra ku mund të aplikohet pa pritur nëpër radhë të gjata. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka aplikuar këtë të hënë për pasaportë dhe kartë identiteti.

“Jam shumë i lumtur që lagjet e reja po ofrojnë lehtësira, që më parë ishin një andrallë e vërtetë për qytetarët. Radhë të tëra, dyndje në zyra, për pasaportat e reja dhe kartat e identitetit. Herën e fundit që isha në këtë zyrë, në zyrën e lagjes sime, më mori 2 minuta kohë që të bëja zhvendosjen e rezidencës. Do të thotë se duhet të regjistrohemi të gjithë atje ku banojmë, që bashkia ta ketë të lehtë edhe për investimet nesër, edhe për mënyrën si ndan buxhetin, ose si ofron shërbimet”, deklaroi Veliaj.

Këtë vit u skadojnë pasaportat dhe kartat  e identitetit shumë qytetarëve, ndaj “për të evituar radhët mos e lini për ditën e fundit”, u shpreh Veliaj.

“Mbarova punë në 2 minuta dhe për 2 javë do kem pasaportën e re dhe kartën e re të identitetit. I ftoj të gjithë qytetarët, shfrytëzoni këtë kohë sa ka rënë fluksi, mos prisni që të vijë fundi i vitit, kur të dalin jashtë përdorimit, por fare mirë mund t’i nxirrni jashtë përdorimit tani dhe të shfrytëzojmë këtë hapësirë për të bërë rinovimin e kartës, edhe të pasaportës”, tha ai, teksa shtoi se zyrat e reja kanë ndikuar në heqjen e radhëve të gjata.

Top Channel