Incidenti që ndodhi në Porto Palermo mes pronarit të një restoranti dhe një grupi turistësh spanjollë ka ngritur shqetësimin së çfarë duhet bërë me industrinë e turizmit në Shqipëri.

Në një intervistë për Top Channel, ish kreu i agjencisë kombëtare të bregdetit, Auron Tare, shprehet se duhet një vëmendje më e madhe në industrinë e turizmit duke filluar me gjerat me elementare.

“Siç është pastrimi i plazheve. Ngritja e shkollave profesionale që të kemi njerëz që shërbejnë në industri. Kujdesi në plazhe sesi dikush që ka marrë një pronë me qira pretendon se ai e ka të vetën”, është shprehur Tare.

Tare, po ashtu thotë se duhet të ketë një sitë, për personat apo bizneset që duan të hyjnë në industrinë e turizmit.

“Duhet që të ketë një filtrim për rata që do të licensohet. Operatoret turistike, guidat. Jo gjithkush mund të hyjë në industrinë e turizmit”, shton më tej Tare.

Për kreun e Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjensive turistike, Kliton Gërxhanin, duhet standartizimin ne sektorin turistik duke përcaktuar yje për të gjithë bizneset.

Top Channel