Daniel Alves dhe Daniele de Rossi shkëlqyen me skuadrat e tyre në Ligat më të forta të futbollit Europian, por mungesa e ofertave konkrete nga gjigantët kontinental, i detyruan të emigrojnë në Amerikën e jugut, për të bërë atë që ata dinë më mirë.

Dy futbollistë shkëlqyen në debutimet e tyre në kampionat, respektivisht në Brazil dhe Argjentinë.

Daniel Alves u rikthye në vendlindje për fanellën e Sao Paulos dhe anësori i djathtë shënoi golin e vetëm të ekipit në kampionat, me një diagonale perfekte.

Rrjeta e Alves i mundësoi formacionit të shtëpisë, të fitojë ndaj Seara dhe të ngjitet në kuotën e 27 pikëve në renditje, 5 më pak se Santosi kryesues.

Daniele De Rossi ishte protagonist në stadiumin “Bonbonera” në suksesin e pastër të Bokës 2-0 ndaj Aldozivi. Mesfushori italian u duartrokit gjatë 90 minutave ndërsa golat e sfidës erdhën nga Tevez dhe Salvio.

Top Channel