Bashkia e Tiranes ka rikonstruktuar segmentin hyrës në Tiranë nga Kombinati deri te mbikalimi pranë shkollës teknologjike.

“Ky nuk është vetëm një investim për banorët e Kombinatit, pavarësisht se ata janë përfituesit kryesorë. Janë 2.5 km që lidhin Unazën e Madhe të Tiranës me qendrën e Kombinatit, aty ku kemi mbaruar edhe investimin tjetër te varrezat e Sharrës, por edhe i rrugës nga Sharra në Vaqarr. Është një lajm i mirë, sidomos për hapësirat që kemi përfituar në trotuar. Është lajm i mirë edhe për qytetarët e Kombinatit që do të lëvizin lirshëm me vajtje-ardhjet në qendër të Tiranës, edhe për banorët e Vaqarrit, Pezës, Ndroqit apo ata që respektojnë të afërmit e tyre në varrezat e Tiranës”, tha Veliaj.

Ai garantoi se do behën ndërhyrje edhe në rrugët brenda lagjeve në Kombinat dhe po kështu do të ndërhyhen në kanalizmet e ujërave të zeza

“ Për të ata banorë që janë të shqetësuar nga pusetat e projektit të madh të kanalizimeve të Tiranës, më në fund i kemi gjetur edhe zgjidhjen ligjore, edhe zgjidhjen teknike. Jam informuar nga Ministria e Infrastrukturës se punimet do të rifillojnë shumë shpejt, që edhe në ato dy pika ku është penguar qarkullimi prej një projekti tjetër të qeverisë, të rikuperojmë punën shumë shpejt. Pra, Tirana do të ketë jo vetëm një infrastrukturë shumë të mirë mbi tokë, por edhe nën tokë, si kanalet e ujërave të zeza, të cilat nuk duken, por që janë aq të rëndësishme për higjienën e kryeqytetit, tha ai.

Veliaj u kërkoi drejtuesve të automjeteve të respektojnë hapësirat e dedikuara për këmbësorët dhe për ata që përdorin biçikleta.

Top Channel