Ditën e sotme në ujërat e qytetit të Durrësit u gjet një kufomë, nga një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti të peshkut.

Kufoma e seksit mashkull është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti të peshkut, rreth 4 milje larg Durrësit ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull. Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel