Aktualisht, Katy Perry gjendet në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të dy akuzave për ngacmim seksual që rëndojnë mbi artisten 35-vjeçare.

Ishte fillimisht modeli Josh Kloss ai që disa ditë më parë deklaroi se Katy i kishte ulur pantallonat dhe të brendshmet në publik.

Kloss tregoi se teksa gjendej në festën e ditëlindjes së Johnny Wujek-it, Katy kreu veprimin e lartpërmendur me qëllim që t’i tregonte penisin e tij shoqërisë së saj dhe turmës rreth e rrotull.

“E imagjinoni sa i turpëruar dhe patetik jam ndjerë në atë moment?” u shpreh modeli.

Po kështu, shtoi se është urdhëruar nga përfaqësuesit e këngëtares të mos tregonte asgjë në lidhje me këtë ngjarje.

Së fundmi, listës së viktimave të Perry-t i është bashkuar edhe moderatorja ruse, Tina Kandelaki. Sipas sajt, në një event, këngëtarjsa iu afrua dhe tentoi ta puthte pa miratimin e Tina-s.

“Unë e kundërshtova dhe Katy gjeti një viktimë tjetër për të puthur, përqafuar dhe kërcyer.” deklaroi Kandelaki.

Top Channel