Në lojë janë milionat/ Conte dhe Chelsea, beteja pa fund

17/08/2019 21:33

Vendimi i Gjykatës së Punës, në Londër, për të dëmshpërblyer trajnerin Antonio Konte, nuk e ka dekurajuar skuadrën e Chelsea-s, që i është drejtuar Apelit për të shpëtuar nderin dhe milionat, për sakrifikimin e teknikut italian.

Vendimi që i jep 11 milionë euro trajnerit aktual të Interit, është tashmë në dyert e një tjetër gjykate.

Në korrikun e vitit të kaluar, Chelsea kishte motivuar shkarkimin e Antonio Kontes si diçka krejt të natyrshme duke ndaluar dhe pagesat sipas kontratës. Shkeljet e akordit sipas bluve, për shkak të sjelljes me sulmuesin Diego Kosta, apo vonesat e vazhdueshme, janë pjesë e dosjes që Chelsea i ka përpiluar për të mos paguar trajnerin.

Si për ironi të fatit, skuadra londineze rendit mes shkeljeve të ish trajnerit të saj edhe  parkimin e gabuar në qendrën stërvitore. Vetë trajneri aktualisht i impenjuar me Interin, nuk ka qenë prezent në seancat e zhvilluara në gjykatë por i ka besuar cështjen 11 milionëshe, një studioje të njohur për konflikte të tilla në futboll.

 

Top Channel