Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi dyshohet se është autor i disa grabitjeve. Ai akuzohet se ka vjedhur me armë markete dhe pika rimbushje telefonike, si dhe një pikë dhënie kredie në zonën e ‘Zogut të Zi’, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Grabitjet e tjera i ka realizuar në një market në rrugën “Naim Frashëri” dhe në një pikë rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet procedurale iu referuan  Prokurorisë pranë  Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me armë”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel