Kryeministri Rama ka reaguar për ngjarjen e një dite më parë në Borsh ku u sulmuan nga pronari i një lokali një grup turistësh spanjollë.

Rama ka postuar edhe videon në facebook ku ministri Klosi takon turistët, ndërsa shkruan se “barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve”.

Statusi i Ramës

Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve?

Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë?

Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri?Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë?

Top Channel