Mëngjesin e të mërkurës, një vajzë 14-vjeçare nga Britania e Madhe ka rënë pre e përdhunimit nga ana e një 32-vjeçari shqiptar në Korfuz.

Vajza gjendej në ishullin grek duke kaluar pushimet me familjen e saj. Mediat greke raportojnë se abuzimi seksual ka ndodhur në një dhomë hoteli në Dassia të Korfuzit.

Sipas Proto Thema, shqiptari është arrestuar dhe pritet të dalë sot para zyrës së Prokurorisë vendase.

Top Channel